Trajnime FALAS
Information Development Initiative – IDI – këtë vit feston 10 vjetorin e punës. Për hir të dhjetë-vjetorit te punës ofrojmë një sëri aktivitetesh, fillimisht IDI do të ofroj trajnime tre ditore falas duke filluar nga 25 Prill 2011 për të vazhduar më vonë me oferta të tjera. Trajnimi Falas ka për qëllim stimulimin dhe informimin e saktë të studentëve potencial në lidhje me ofertat që ofron IDI si CNA ( Cisco Networking Academy).
Në kuadër te programit trajnime falas IDI ka përpiluar dy lloj trajnime
Për trajnimin Bazat e IT-së –Karakteristike do te jene moduli 1,3 dhe 5 gjithëashtu edhe për trajnimin Bazat e rrjetave kompjuterike do të jenë karakteristik moduli 1,3 dhe 4. Këtyre përzgjedhjeve do t’i shtohet një ligjëratë mbi resurset dhe ofertat që ofron Cisco Networking Academy dhe IDI –ja . Të drejtë aplikimi në këtë trajnim kanë të gjithë ata të cilët janë të interesuar dhe kanë ambicje në fusha të tilla . Pas përfundimit të trajnimit kandidatëve të cilët tregohen të suksesshëm do t’ju ofrohet lehtësim financiar për të vijuar trajnimin më tutje.
Afati i fundit për aplikim është 20.05.2011
Vendet janë te limituara |

