IT Essentials
IT Essentials është trajnim i cili përveç që përfshinë bazat e hardware-it dhe software-it kompjuterik ai po ashtu i mbulon edhe konceptet e avancuara të tyre.
Studentët të cilët e përfundojnë këtë trajnim do të jenë në gjendje ti identifikojnë komponentët intern të kompjuterit, montojnë një sistem kompjuterik, instalim të sistemit operativ, si dhe të zgjidhin probleme kompjuterike duke përdorur mjete sistemore dhe softuer diagnostifikuese.
Temat e reja të përfshira në këtë version janë laptopet dhe pajisjet tjera mobile, lidhja wireless, siguria, çështjet ambientale dhe aftësitë e komunikimit.
IT Essentials 2
IT Essentials 2 – Network Operating Systems është trajnim që jep hyrje intensive të sistemeve operative të rrjetës për multi-user (shumë përdorues njëkohësisht) dhe multi tasking (shumë detyra njëkohësisht).
Ky program i vë theks karakteristikave të sistemit operativ Linux, Windows 2000, NT dhe XP.
Studentët do të kenë mundësinë të provojnë dhe mësojnë procedurat instaluese, sigurinë, procedurat e ruajtjes shtesë te shënimeve dhe për qasje nga largësia (remote acces).
CCNA Discovery
Kurikulumi CCNA Discovery i Cisco-s ofron njohuri fundamentale të rrjetave kompjuterike, eksperiencë praktike, rast për hulumtim të karrierës si dhe zhvillim i aftësive të cilat ju ndihmojnë studentëve të përgatiten për karrierat në nivelin bazik në Teknologji Informative dhe Rrjeta Kompjuterike. Kurikulumi ofron mësim të drejtpërdrejtë, duke përdorë mjete interaktive dhe ushtrime laboratorike që i mundëson studentit të mësojë teorinë e përgjithshme dhe të nevojshme, për krijimin e rrjetave.
CCNA Discovery është e dizajnuar për tu ofruar si kurikulum i pavarur, ose i kombinuar me ndonjë program që ofrohet në shkolla të mesme, teknike, kolegje dhe universitete.
Studentet te cilët kyçen ne CCNA Discovery nuk pritet te kenë njohuri paraprake dhe shkathtësi teknologjike, përveç aftësive bazike të kompjuterëve personal.
CCNA-ja është një trajnim i cili është i organizuar nga katër module Discovery 1, Discovery 2, Discovery 3 dhe Discovery 4. Këto module janë të dizajnuara të ofrojnë njohje teorike dhe eksperiencë praktike në teknologjitë moderne të rrjetave kompjuterike, dhe në mënyre specifike të ndihmojnë për tu përgatitur për çertifikimin Cisco Certified Network Associate (CCNA).
Materiali përfshinë terminologjinë e rrjetave dhe protokoleve, standardet në rrjeta, rrjetat lokale (LAN), rrjetat me shtrirje të gjerë (WAN), modelin OSI, kabllimin, mjetet dhe veglat për kabllim, sigurinë në punë, ruterët, konfigurimin e ruterëve dhe switch-ave, topologjitë yll, IP adresimi, VLAN dhe AccessList-at. Theksi i veçantë i është dhënë teknikave të zgjidhjes së problemeve dhe marrjes së vendimeve gjatë zgjidhjes së problemeve në rrjeta.
CCNA Exploration
Kurikulumi CCNA Exploration ofron një përmbledhje të plotë të rrjetave kompjuterike, duke filluar nga aplikacionet dhe shërbimet bazike e deri te ato të avancuara. Është e bazuar në qasjen direkte të rrjetave kompjuterike që është e popullarizuar në shumë kolegje dhe universitete. Ky kurs i potencon konceptet teorike dhe aplikacionet praktike, përderisa ofron shanse studentëve të mbledhin njohuri dhe praktikë direkt e nevojshme për dizajnimin, instalimin, operimin dhe mirëmbajtën e rrjetave kompjuterike në biznese të vogla dhe të mesme.
CCNA Exploration ofron teori të thellë, ushtrime sfiduese, dhe përmbledhje të detajizuar të operacioneve protokolare. Është e dizajnuar për student me aftësi të avancuara analitike në zgjedhje të problemeve, siç janë kandidatet me prapavijë inxhinierike, matematike, shkencore, ose për profesionalistët e lëmit të teknologjisë informative të cilët dëshirojnë të avancojnë në karrierën e tyre duke e marrë këtë çertifikim.
CCNA Exploration është e dizajnuar të jetë e integruar me kurikulume tjera nëpër programe të ndryshme të shkollave teknike, kolegjeve si dhe universiteteve.
Network Security Fundamentals
Wirless Lan Fundamentals
UNIX Fundamentals
Fundamentals of UNIX u mundëson akademive të Cisco-s të specializojnë në trajnimin e UNIX-it, të mund ti përgatisin studentët për studime më të avancuara për administrimin UNIX.
Ky program i bazuar në punë praktike mësohet në sistemin operativ Solaris.
Studentët do të mësojnë bazat e operimit me UNIX për përpunimin e shënimeve dhe për komandat operative të UNIX-it.
JAVA Programming Fundamentals
Java Programming i mundëson studentët ta përdorin programimin Java, teknologjinë e orientuar për objekte, për të zgjidhur problemet e ndryshme në biznes.
Studentet do të njoftohen për bazat e programimit Java, për krijimin e klasave, objekteve dhe aplikacioneve, pastaj për programimin e ndërfaqeve dhe të ndërfaqeve për përdoruesit grafik.
Softueri për laborator përfshinë: Java2 Platform Standard Edition, Java2 Platform Standard Edition Documentation, Blue Java Development Tool.